zoom

Lajme

Ish-fituesi i BBA dhe regjisorja shqiptare i japin fund lidhjes së tyre

Lidhjes 3-vjeçare të ish-fituesit të Big Brother dhe regjisores shqiptare i ka ardhur fundi.

Bëhet fjalë për Arbër Çepanin dhe Arnita Beqirajn që ishin në një lidhje dashurie prej gati 3 vitesh,por shenjat tregojnë se ata nuk janë më bashkë.
Kur regjisorja ishte pjesë e “Dancing with the Stars”, të dy elektrizuan skenën në një kërcim sensual, duke treguar publikisht dashurinë e tyre.

Arbri ditët e fundit festoi ditëlindjen dhe nuk pati një urim publik nga Arnita, duke i vënë vulën ndarjes së tyre. Po ashtu, nëse i hidhni një vëzhgim Instagram-it të secilit, vihet re se Arbri dhe Arnita kanë fshirë çdo gjurmë të njëri-tjetrit.

Pak kohë më parë Arnita foli për thashethemet e ndarjes mes saj dhe partnerit. Ajo u shpreh se mes tyre ka pasur ulje-ngritje, por pa dhënë më shumë detaje.

“Unë dhe Arbri kemi një histori dashurie të gjatë në kohë dhe të madhe sigurisht, nuk besoj se ka histori dashurie që nuk ka luhatjet ose dallgët e tyre, por është gjithmonë e rëndësishme kur ato gjejnë rrugën për të shkuar tek njëri-tjetri”.

Sikurse duket, kriza mes tyre është përfundimtare!