zoom

Të gjitha

Ish-drejtori i Top Channel zgjidhet në krye të RTSH-së

Enkelejd Joti është zgjedhur drejtori i ri i RTSH-së. Këshilli Drejtues i Radiotelevizionit Shqiptar ka vvendosur me 7 vota pro që Joti të jetë drejtuesi I ri I RTSH-së, duke zëvendësuar në këtë mënyrë Thoma Gëllccin e arrestuar disa javë më parë me urdhër të SPAK.

Kështu, pas drejtimit të QSUT për 4 vjet, Joti do të rikthehet sërish në botën e medias. Ai njihet nga bashkëpunëtorët si një profil racional, detajist, dhe një menaxher i shkëlqyer.

Ai ka mbajtur postin e drejtorit të përgjithshëm të Top Media-s, për 12 vjet rresht, që nga 2003 deri në dhjetor të 2015 kur ai dha dorëheqjen. Kandidatët në garë për ishin, Iris Luarasi, Laureta Roshin dhe Moza Haxhiaj.