zoom

Të gjitha

Ish-deputeti lëshon deklaratën e fortë: Donald Veshaj nuk di të bëjë seks

Ai njihet për deklaratat e fuqishme në televizionet shqiptare, qofshin ato edhe për figura shumë të njohura.

Bëhet fjalë për ish-deputetin e Kosovës, Milaim Zekën, i cili ka qenë i ftuar në emisionin “Glamour Zone” të moderatores Ester Bylyku në Rtv Ora.

Gjatë intervistës, Milaimi u pyet nga moderatorja në lidhje me një deklartatë të tij të bërë më parë e cila bëri bujë të madhe në rrejt.

Ish-deputeti më herët është shprehur se Donald Veshaj nuk di të bëjë seks. Pas kësaj deklarate, Milaimi shfrytëzoi kohën e tij duke arsyetuar:

“ Jam i sigurt që ai as seks nuk di të bëjë. Se unë nuk kam bërë seks me Donaldin, nuk e di a di apo nuk di. Por problemi ka qenë mënyra si është sjell ai në Big Brother me Beatrix, më ka lënë të kuptoj që ai njeri nuk di as të dojë, as të sillet. Në qoftëse kërkoj falje publike, nëse Beatrix nuk ka qenë pjesë e lojës teatrale. Se dhe Beatrix për mendimin tim nuk ka pasur shumë reagim normal. Po të kishte ndodhur një dashuri e atyre përmasave që është transmetuar përmes lojës së BBV, jam i bindur që ato të dy do të ishin akoma bashkë.”

I pyetur në vazhdim nga moderatorja Ester Bylyku, nëse Donaldi e ka kontaktuar pas kësaj deklarate, Milaim Zeka u përgjigj duke qeshur:

“Jo, nëse ai di të bejë seks, është problem i tij”.

Sakaq mbrëmjen e sotme në “Më lër të Flas” do të jetë e ftuar Bora Zemani, ku do të diskutohen shumëçka pas ribashkimit të shumë përfolur.