Aplikacion
Ai ka denoncuar sërish shembjen e rrugës Korçë-Ersekë. Balliu thekson se prokurorët e SPAK që mbajnë në arrest Berishën, nuk guxojnë të hetojnë prej 4 vitesh kompaninë e PS-së.
Aktualisht Koordinator për PD e Tiranës, Balliu shprehet se nga nga ky segment rrugor janë vjedhur 25 milionë euro nga xhepat e qytetarëve, teksa projekti ndryshoi disa herë, ndërsa kostot u rritën.
“Pjesa e rrugës që u shemb ishte përuruar disa herë nga Rama e Balluku me krenari të madhe. Por kompaninë e Partisë Socialiste nuk e heton askush! Edi Rama deklaroi se paratë e ndreqjes do t’i paguajë firma. Mirëpo vonesën e përfundimit prej 13 vitesh të rrugës do e paguajnë, krahas pesëfishimit të çmimit, qytetarët”, shprehet Balliu.
Dhe më tej akuzon:
“Edi Rama dhe Balluku, e banda e tyre në pushtet, kanë vjedhur të paktën 25 milionë euro nga taksat e qytetarëve, duke ndryshuar projektin teknik dhe rritur kostot pesë fish për rrugën Korçë-Ersekë”. /ZOOM.AL/