zoom

Lajme

Ish-burri akuzon Rudina Dembacajn: Je për burg! Ke falsifikuar firmën time

Ish-bashkëshorti i aktores Rudina Dembacaj, Aleksandër Varfaj, i është përgjigjur një deklarate të ish-gruas së tij, ku në fokus ka qenë çështja e fëmijës së tyre.

Përgjigja e tij erdhi pasi Rudina foli për divorcin që ishte temë e programit që ajo moderon dhe akuzoi se ish-burrin se fsheh të ardhurat, duke mos dhënë sa i takon në bazë të tyre, pagesë për vajzën e tyre Viktoria.

“Baballarët shqiptarë duan të drejta të njëjta me nënën pas divorcit, por jo detyrime të barabarta. Sipas ligjit është 150 mijë lekë të vjetra në muaj për fëmijën, por në kohën e sotme janë të pamjaftueshme. Unë kam zgjedhur t’i hap një llogari vajzës sime dhe t’i ketë ato para kur të rritet. Sa përmendet rritje e pensionit, pala tjetër gjen justifikime, duke fshehur të ardhurat, duke treguar se nuk ka mundësi dhe rëndon gjithë situatën. Ajo që është edhe më e rëndë është se ai fëmijë, duhet të presi pafund që t’i vijë data e gjyqit sepse nuk ka i merr përsipër gjykata çështjet aq shpejt. Dhe një fëmijë që të shkojë të takoj njerëzit e vetë, duhet të presi dhe gjykata për time bijë është shumë e njohur. Prindërit shqiptarë nuk e dinë se çfarë i shkaktojnë këtij fëmije duke hequr dore nga detyrime dhe duke aluduar se reagimi i fëmijës vjen si pasojë e ndikimit të nënës”, tha ajo.

Ndërkohë ish-partneri i aktores ka reaguar lidhur me këtë deklaratë duke u ndalur në dy momente, së pari pengesa për t’i depozituar ish-gruas paratë e përmuajshme në llogarinë bankare dhe së dyti, pamundësia të takuar të bijën.

Ai thotë se ka gati 3 vite që nuk takon të bijën për shkak të aktores dhe e akuzon se ajo nuk i ka dhënë në kohë llogarinë bankare të së bijës për të bërë depozitimin.

“Bën sikur harron besoj se llogarinë ma ke dhënë pas nuk e di sa kërkesash nga ana ime, që të isha ne rregull me shtetin, se ato pagesat që beja unë, kur të mori OPGJ në tel, i the ‘nuk ka paguar gjë’. Dhe justifikimi jot ishte “pse ça do thoja unë, qe i ke paguar”?”, shkruan ai në një reagim të gjatë në rrjetet sociale.

Ndër të tjera ai i përgjigjet aktores duke i thënë “ti je për burg”, pasi ajo ka falsifikuar firmën e tij për të marrë prokurën për të bijën, e për të udhëtuar jashtë vendit.

“Që është fiks për tu trajtuar është se si mundet një njeri që falsifikon firmën e dikujt dhe e pranon fajin, të kërkojë të drejte gjithë jetës të ketë firme pa më pyetur mua. Po të jemi shtet normal do ikje në burg ti”, shkruan ai, ndërsa përmend edhe një proces tjetër gjyqësor me aktoren, në lidhje me një banesë që sipas tij, ajo kërkon t’ja marrë.

“Dhe me që u ankove për pensionin ushqimor që e paguaj çdo muaj dhe pse nuk më lejon të takoj vajzën time dhe pas shumë e shumë tentativash, pse nuk flitet për gjyqin e shtëpisë që dikur shpreheshe se ‘nuk dua asgjë’, por sot bëj rreth 3 vite që shkoj poshtë e lartë nëpër gjykata? Shtëpi me vlerë të konsiderueshme, që do ta përvetësosh të gjithën, edhe pse nuk te takon”, thotë Aleksandër Varfaj.