zoom

Të gjitha

A e dini se çfarë është lumturia për Beniadën ? Jua thotë ajo

Ish-banorja e Big Brother VIP, Beniada Nishani, vazhdon të jetë një personazh i pëlqyer nga publiku e po ashtu edhe shumë e komentuar.

Modelja, me mijëra ndjekës në Instagram, së fundmi u ka dhënë mundësi të pyesin më shumë përmes opsionit ‘pyetje-përgjigje’. “Ishe më e lumtur para apo pas Big Brother-it”, ka qenë njëra nga pyetjet së cilës iu përgjigj biondja.

“Mendoj që lumturia është diçka që kemi brenda vetes tonë. Sigurisht, puna shumë faktorë ndikojnë. Kam qenë e lumtur edhe përpara dhe jam e lumtur edhe tani”, u shpreh Beniada.

Ajo tashmë ka kthyer të gjitha aktivitetet në Shqipëri, pasi premtoi se pas mbarimit të spektaklit do të kthehet për të jetuar përfundimisht në vendin e origjinës. Finalistja e BB VIP tani është e angazhuar në një emision sportiv, të cilin e fitoi gjatë qëndrimit brenda shtëpisë./L.K

/Zoom.al

Postime të lidhura