zoom

Lajme

Instagram vjen me risi të avancuara, teston modelin që do e bëjë më të ndjekur

Instagram po punon mbi një opsion për Reels të quajtur “Spins”, ka konfirmuar platforma për TechCrunch. Ky përditësim do të lejojë përdoruesit e tjerë që të përdorin tekstin ose audion nga një Reels.

Instagram është shprehur se Spins është një prototip i brendshëm dhe nuk po testohet jashtë.

Opsioni mund të jetë një mënyrë që përdoruesit të fillojnë trende duke krijuar modele të gatshme që të tjerët mund t’i shfrytëzojnë. Nëse ka një model të gatshëm që është bërë trend, dikush mund të marrë tekstin ose audion për ta ndryshuar kuptimin që t’i përshtatet një situate tjetër.

Për shembull, videon e një qeni që hap gojën për gjumë ku shkruhet: “Unë të hënën në mëngjes”, nëse klikoni Spins dikush shpërndan videon por me një shkrim tjetër ku një ide mund të jetë: “Unë duke u përpjekur të mos më zërë gjumi në mësim” e me radhë.

Instagram teston opsionin që do ta kthejë aplikacionin në trend!

Ata që krijojnë këto Reels do të marrin merita sa herë që dikush përdor opsionin Spin në videon e tyre duke i lejuar që të kenë një audiencë më të gjerë. Përdoruesit do të kenë mundësi që ta lënë opsionin aktiv ose jo përmes një butoni që shfaqet përpara se të publikohet videoja.

Spins nuk duhet të ngatërrohet me opsionin ekzistues “Remix” në Reels që lejon shfaqjen e të dyja videove paralelisht për të bërë një koment apo reagim. Spins lejon që përdoruesit të jenë pak më krijues dhe për më tepër është një opsion që ende nuk gjendet në Tik Tok. Kjo shënon një ndryshim, edhe pse të vogël midis dy platformave.

Sa i përket se kur do të mund të jetë i disponueshëm për përdoruesit, kjo nuk është bërë ende e ditur. /ZOOM.AL/