Aplikacion
Krahasuar me vendet e rajonit, vendi ynë gëzon një pozicion të favorshëm për hapësirat dhe mundësitë që i jepen individit. Për vitin 2023, Shqipëria ka arritur të sigurojë vendin e dytë në renditje, pas Malit të Zi, i cili u vlerësua me 0.13 pikë më shumë. Rikujtojmë se një vit më parë, pra në vitin 2022 ajo ishte në krye të listës.
Pas Malit të Zi dhe Shqipërisë renditet Maqedonia e Veriut e cila është vlerësuar me 7.64 pikë dhe Bosnje Hercegovina me 7.33 pikë. Ndërkohë, Serbia renditet në vendin e fundit me pikët më të ulëta përkatësisht me 7.14 pikë. Vlerësimi dhe rezultati për secilin vend është bazuar në disa kritere si: sundimi i ligjit, siguria, liria e lëvizjes, liria e shprehjes dhe e informimit, të drejtat e pronës, madhësia e qeverisë, aksesi në financim etj. Konkretisht Shqipëria paraqitet në kushte optimiste të vlerësimit pasi ka grumbulluar 7.72 pikë për lirinë personale dhe 7.6 pikë për lirinë ekonomike.
Gjithashtu, vendi ynë është vlerësuar me 9.8 pikë përsa i përket lirisë së zgjedhjes së besimit, 9.2 pikë përsa i përket sigurisë së qytetarëve, 6.6 pikë për lirinë e lëvizjes së lirë, 6.1 pikë për lirinë e shprehjes dhe informimit dhe më pak pikë ka siguruar përsa i përket funksionimit të sistemit ligjor ku për këtë të fundit ka marrë më pak së gjysmën e pikëve të mundshme pra 4.9 pikë.
Nga ana tjetër, shifrat tregojnë se vendet që konsiderohen më të lira në Indeksin e Lirisë Njerëzore 2023, janë Kanadaja, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe Estonia. Ndërsa, vendet më pak të favorizuara përsa i përket pikëzimit janë Jemeni, Irani etj
Indeksi i Lirisë Njerëzore 2023, Shqipëria
U vra në sy të djalit dhe gruas – Jeta e dyfishtë e Brahimit. Familja tjetër e priste në Shqipëri