zoom

Lajme

Incidenti te Petro Nini, reagon Braçe: Struktura kriminale do të mbyllë në shtëpi socialistët

Incidenti te Petro Nini, reagon Braçe: Struktura kriminale do të mbyllë në shtëpi socialistët

Deputeti Erion Braçe ka reaguar pas një incidenti në një zyrë të Partisë Socialiste në Tiranë, të cilën demokratët e denoncuan si një bazë ku kryheshin krime zgjedhore.

Ai ka akuzuar demokratët se kanë ushtruar presion për të trembur socialistët që të mos kryejnë aktivitetin e tyre dhe të mos votojnë. Braçe tha se zyra në fjalë ishte zyra e tij elektorale.

“Është pjesë e një strukture kriminale që ka tentuar të mbyllë socialistët në shtëpi. Keni ndonjë pretendim që unë kam prekur qoftë edhe ndonjë votë të vetme? Jo. Padijenia është gjë e rëndë shumë,”- u shpreh Braçe.

Nga ana tjetër, Belind Këlliçi i Partisë Demokratike ka akuzuar se aty po kryhej krim zgjedhor. Ai tha se brenda zyrës ishin dy drejtore të punësuara në shtet si dhe persona të tjerë, që pasi u zbuluan nga aktivistët e PD-së, mblodhën listat dhe dokumentet dhe u larguan me shpejtësi./ Zoom.al

“Kemi marrë një indicie që këtu kryhej krim elektoral. Dhe kemi ardhur për të parë. Kanë qenë dy drejtoresha, të cilat i kemi dhe me emra. Dhe në momentin që kemi konstatuar personat brenda, u kemi kërkuar çfarë po bëni? Ata kanë hequr menjëherë listat, dokumentat, i kanë futur në çanta dhe janë larguar me vrap. Më pas ka ardhur Braçe dhe ka deklaruar se kjo është zyra e tij elektorale,”- u shpreh Këlliçi./ Zoom.al

Postime të lidhura