zoom

Aktualitet

Incidenti/ Panik te pasagjerët, afgani tenton të presë damarët! Avioni Lyon-Stamboll ulet në Rinas

Një incident i rëndë ka ndodhur në fluturim, duke shkaktuar frikë dhe terror te pasagjerët e një avioni.

Mësohet se avioni i linjës Lyon-Stamboll ka bërë sot ulje të detyruar në Rinas, pasi dyshohet se një nga pasagjerët, shtetas afgan, ka tentuar të presë damarët.

Shtetasi afgan është dërguar menjëerë në spitalin e kryeqytetit, ku bëhet me dije se ndodhet jashtë rreziku për jetën.

Shtetasi afgan është me leje qëndrimi të Austrisë, por dyshohet se ka pasur gjendje të rënduar psikologjike, duke ndërmarrë aktin e tentativës së flijimit në fluturim dhe shkaktuar gjendje paniku. Për rastin mësohet se kanë nisur edhe hetimet policore mes palëve. /ZOOM.AL/