zoom

Bota

Incident në ajër/ Avioni i sekretarit amerikan të mbrojtjes bën ulje emergjente

Incident në ajër/ Avioni i sekretarit amerikan të mbrojtjes bën ulje emergjente

Avioni që transportonte Pete Hegseth, sekretarin amerikan të mbrojtjes, u detyrua të bëjë një ulje emergjente në Britani të Madhe këtë të mërkurë.

kjo për shkak të një krisje në xhamin para të avionit, njoftoi Pentagoni, duke shtuar se Hegseth dhe gjithë personat në bord janë të sigurtë.

“Avioni u ul sipas procedurave standarde dhe të gjithë në bord, përfshirë sekretarin Hegseth, janë të sigurtë,” tha Sean Parnell, zëdhënës i Pentagonit, në një postim në X.

Hegseth ishte duke u kthyer nga një udhëtim i shkurtër nga Brukseli.

Kjo nuk është hera e parë që një avion ushtarak amerikan që transporton zyrtarë të lartë ka patur probleme teknike.

Më herët këtë vit, një avion i forcave ajrore amerikane që transportonte Marco Rubio, sekretar shteti, për në Mynih, u detyrua të kthehej në Uashington për shkak të një problemi mekanik.