zoom

Aktualitet

Kryebashkiakja Sako del pas 2 orësh nga SPAK: S’ka lidhje me detyrën time, do ruaj sekretin hetimor

Dy orë pas shfaqjes në godinën e Prokurorisë së Posaçme, kryebashkiakja e Durrësit doli teksa u mor në pyetje nga prokurorët për inceneratorin e Tiranës.

Kryebashkiakja Emirjana Sako ka dalë nga ambientet e SPAK, pas më shumë se dy orësh qëndrimi aty deh dhënie të dëshmisë me interes hetimor për çështjen që ka tronditur prej kohësh politikën.

Në një prononcim të shkurtër për mediat që e prisnin para godinës, Sako tha se nuk mund të fliste për çështje nën hetim dhe se prezenca e saj në institucionin e akuzës nuk kishte lidhje me detyrën që ushtron, duke u larguar.

“Paraqitja ime në SPAK nuk ka lidhje me detyrën si kryetare bashkie, do të ruaj sekretin hetimor”, tha ajo. Kryebashkiakja ka qenë e vetme, ndërsa mësohet se është pyetur për mbetjet e Durrësit, që duhet të ricikloheshin në landfillin e kryeqytetit.

SPAK prej muajsh po heton dokumentacionin, dyshimet dhe denoncimet se në këtë incenerator janë djegur miliona euro, por jo mbetje, duke e kthyer në aferë dhe skandal korrupsioni. /ZOOM.AL/