zoom

Aktualitet

Inceneratorët dhe McGonigal? Gjiknuri del pas 7 orësh pyetje nga SPAK: Normale të japësh…

Ish-ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri, sapo ka dalë nga SPAK, pasi ka dëshmuar në Strukturën e Posaçme për gati 7 orë me radhë.

Kur u pyet nga gazetarët, Gjiknuri tha se është normale të pyetet për procedura, që ka ndeshur gjatë punës që ka ushtruar, teksa prej vitesh nuk mban më asnjë post administrativ institucional, por vetëm partiak.

Ju lutem, nuk kam shumë për të deklaruar. Është mëse normale që të japësh shpejgime për ngjarje që ke mësuar gjatë punës që ke kryer. Tani, ju lutem shumë”, u shpreh Gjiknuri.

Gjiknuri ka shkuar dhe më herët në SPAK ku është pyetur për fondet Tiranë-Elbasan. SPAK po heton rolin e Gjiknurit në çështjen e inceneratorëve. Në PC (kompjuterin) e njërit prej bizneseve të inceneratorëve, Klodian Zoto janë gjetur rezervime në emër të Damian Gjiknurit.

SPAK asokohe i paraqiten këto pretendime për të provuar se Zoto dhe Mërtiri kanë pasur takime me ish-zëvendëskryeminsitrit Arben Ahmetaj dhe Gjiknurin.

Ata janë takuar në Frankfurt me shtetasit Mërtiri dhe Zotot. Sakaq, Gjiknuri ka hedhur poshtë pretendimet se ka marrë para nga biznesmenët. Emri Gjiknurit nuk është vendosur në regjistrimeve të hetimeve. Po ashtu Gjiknuri është përfolur dhe për çështjen Mcgonigal. /ZOOM.AL/