zoom

Aktualitet

In Memoriam/ Këpucë dhe një racion bukë në çantat e të emigrantëve sirianë që vdiqën në Këlcyrë

Tetë emigrantë të paidentifikuar mbetën të vdekur një ditë më parë në Shqipëri nga një aksident tragjik në aksin Këlcyrë-Përmet.

Pamjet se çfarë mbeti nga aksidenti, bëhen më të rënda kur vëren detajet. Në çantat e të rinjve që thuhet se vinin nga Siria, u gjetën këpucë rezervë dhe racione buke. Këto ishin të vetmet “asete” të të rinjve sirianë në pritje të realizimit të ëndrrës së tyre për një jetë më të mirë.