zoom

Politikë

Ilirjan Celibashi bën thirrjen: Personat e pautorizuar në qendrat e votimit, policia të marrë masa

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi i ka bërë thirrje personave të pautorizuar që të largohen nga qendrat e votimit. Ndërsa i ka kërkuar policisë të marra masa për të larguar që të gjithë qytetarët që nuk kanë lidhje me procesin e votimit nga QV-të.

Ilirjan Celibashi: Është ecuria në procesin e votimit, 77% e qendrave e kanë filluar procesin në orën 7, 13% e kanë filluar në 7:30 dhe pjesa tjerër e kanë filluar pas orës 8, pasi kanë pasur probleme me pajisjen e identifikimit. Në orët e para të mëngjesit kishin probleme, por procesi është duke vazhduar qetë dhe pa probleme.

14 janë denoncuar në aplikacion, lidhen me parregullsi të veprimeve të anëtarëve, funksionime të PEI, dhe aksesimit nga persona të kufizuar, kemi marrë shqetësime në lidhje me bojën dhe prezencën e personave të pautorizuar në qendrat e votimit. Në Elbasan është raportuar se fleta e votimit dhe lista kanë qenë të ndryshme, nga mediat na janë raportuar se fletët e votimit janë të shënuara. Autoritet nga policia duhet të adresojnë këtë shqetësim dhe të merren masa, qytetarët që nuk kanë lidhje me procesin e votimit të qëndrojnë në ambientet e votimit. Duhet ta boshatisin menjëherë, kush refuzon do marrë përgjegjësi