zoom

Të gjitha

“Ik se ta preva kokën”! Paloma rrëfen përplasjen me Edi Ramën shumë vite më parë

Si një ndër konkurrentet e “Big Brother Vip”, Paloma ka treguar episode nga jeta e saj.

Gazetarja është kthyer pas në kohë, ku ka sjellë ndërmend një eksperiencë në karrierën e saj, me kryeministrin Edi Rama.

Ajo ka rrëfyer se ka qenë në vit të dytë në gjimnaz dhe teksa kishte provuar të merrte një përgjigje nga Edi Rama, ai i kishte bërë një koment të pakëndshëm.

“Rama më tha: Ik se të preva kokën! Nuk është transmetuar asnjëherë”, tha Paloma.

Gjithashtu gazetarja rrëfeu se pas kësaj ngjarjeje, Edi Rama i dërgoi një mesazh në shenjë pendimi dhe faljeje, ku ndër të tjera, ajo tha se i kishte shkruar:

”Më vjen keq për atë që ndodhi, ngarkesa elektorale. Përqafime Edi Rama.”