zoom

Bota

Ia dedikoi jetën luftës kundër regjimit të Putinit, kush ishte Alexei Navalny

Udhëheqësi më i rëndësishëm i opozitës ruse për dekadën e fundit, Alexei Navalny, ka vdekur në një burg të Siberise raportojnë agjencitë ruse të lajmeve, duke cituar shërbimin e burgut.

I konsideruar si kritiku më i zhurmshëm i presidentit Vladimir Putin, 47 vjeçari Navalny po vuante një dënim me 19 vjet burg për vepra që konsiderohen gjerësisht të motivuara politikisht.

Ai u transferua në një koloni penale të Arktikut, i konsideruar si një nga burgjet më të renda, në fund të vitit të kaluar.

Shërbimi i burgut në rrethin Yamalo-Nenets tha se ai ishte ndjerë keq pas një shëtitje të premten. Ai menjëherë kishte humbur vetëdijen, thuhet në një deklaratë.

Shkaqet e vdekjes së tij janë duke u përcaktuar, njoftoi agjencia e lajmeve Tass. Në fillim të dhjetorit ai ishte zhdukur nga një burg në rajonin e Vladimirit, ku po vuante një dënim 30-vjeçar me akuza për ekstremizëm dhe mashtrim që ai i kishte quajtur akuza politike për drejtimin e opozitës.

Një ish politikan nacionalist, Navalny ndihmoi në nxitjen e protestave të viteve 2011-12 në Rusi duke bërë fushatë kundër mashtrimit zgjedhor dhe korrupsionit qeveritar, duke hetuar rrethin e ngushtë të Putinit dhe duke publikuar video kundër regjimit te Putin, që mblodhën qindra miliona shikime.

Në vitin 2020, Navalny ra në koma pas një helmimi të dyshuar me Novichok nga shërbimi rus i sigurisë dhe u evakuua në Gjermani për trajtim.

Ai u shërua dhe u kthye në Rusi në janar 2021, ku u arrestua e me pas u dënua me gati 30 vjet burg. Aleksei Navalni ishte i martuar me avokaten Yulia Navalnaya dhe kishte dy femijë. /ZOOM.AL/