zoom

Aktualitet

I vuri tritol noterisë në Tiranë, arrestohet në Shkodër 30-vjeçari i dyshuar

Policia e kryeqytetit njoftoi se ka vënë sot në pranga pas lokalizimit si i kërkuar, një 30-vjeçar banues në Shkodër, nën akuzën për shkatërrim prone me eksploziv.

Bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur në rrugën “Perlat Rexhepi”, në Tiranë, ku shpërtheu një sasi e vogël lënde plasëse në zyre noteriale në pronësi të noteres Esmeralda Dauti.

Si pasojë e shpërthimit u dëmtua fasada e zyrës noteriale, ngjarje e ndodhur tre muaj më parë.

Në përfundim të aksionit policia pritet të puyblikojë identitetin dhe detajet e operacionit, por edhe të dhëna të tjera me interes publik. Ka dyshime se krimi është i paguar dhe po hetohet për të zbuluar motivet dhe autorët e tjerë. /ZOOM.AL/