zoom

Aktualitet

I vodhën 7 milionë lekë një 13-vjeçari, dy të arrestuar në Tiranë

Policia në Tiranë ka vënë në pranga dy të rinj për vjedhje. Bëhet e ditur në pranga është vënë një 23-vjeçar dhe një 33-vjeçar që i kanë marrë një shumë parash një të mituri gjatë natës në një lokal.

Gjatë kontrolleve të bëra në banesën e 33-vjeçarit B. H., policia gjeti një pasaportë, një leje drejtimi dhe një kartë identiteti të falsifikuara. Kurse, në kontrollet e bëra në banesën e 23-vjeçarit dhe të 13-vjeçarit është gjetur një pjesë e shumës së parave të vjedhura.