zoom

Slider

I vëllai Donaldi mori pjesë në edicionin e parë, Romeo Veshaj pjesë e BBV! Ka edhe një kërkesë

Romeo Veshaj është bërë pjesë e Big Brother Vip Albania 3, dy vite pasi binjaku i tij Donald Veshaj mori pjesë edicionin e parë.

Ai u shpreh se e çmendi ideja që Donaldi kishte hyrë në shtëpinë e BBV, ndërsa ai vetë jo.

Aktori i humorit u shpreh se dëshiron që i vëllai të provojë të njëjtën ndjesi që provoi kur Donaldi ishte pjesë e spektaklit.

Ndërsa kërkesa e tij për vëllain e madh ishte që të takohej me Dua Lipën.

“Dua Dua Lipën, jam i lidhur me të. Mendoj se po na shikon edhe tani. Më çmend ideja që Donaldi ka hyrë dhe unë jo. Dua që edhe ta provojë ndjesinë time, kur unë isha jashtë dhe ai brenda. Dua vetëm ta shijoj e të shoh çfarë ka pas asaj dere”, tha Romeo Veshaj