Aplikacion
Banorja e “Big Brother VIP”, Lediona Xheladinaj gjatë primet të mbrëmjes së djeshme është dënuar nga “Vëllai i Madh”, pasi disa ditë më parë gazetarja goditi Romeon me vezë në kokë.
Moderatori Ledion Liço hapi zarfin e zi dhe i tregoi banores se për shkak të veprimit të saj “Vëllai i Madh” ka vendosur që ta çojë në televotim me banorët që do të jenë në nominim për javën e ardhshme.
“Vëllai i madh pasi ka parë me vëmendje veprimin e Ledionës ka vendosur që ta dërgojë atë në televotim për javën e ardhshme me konkurrentët që do jenë në nominim”, tha moderatori.
Vezë në shtretër hodhi edhe Françeska, për shkak të shpërdorimit të ushqimeve nga banorët, në shenjë proteste, por ndaj saj ende nuk ka një vendim dënimi. /ZOOM.AL/
Rudina Dembacaj flet mes lotësh për divorcin: Gjykata është shumë e njohur për time bijë