zoom

Aktualitet

“I shkëputa linjën e ujit të paligjshëm”/ Goditet drejtori i Ujësjellësit në Fushë-Arrëz

Është goditur për shkak të detyrës drejtori i Ujësjellësit të Fushë-Arrëzit, Anduel Gjinaj. Ka qenë vetë drejtori Gjinaj, që ka bërë denoncimin në Polici dhe në Prokurorinë e Pukës.

“Jam goditur nga shtetasi M. Q., për shkak të detyrës. Shtetasit M. Q. i shkëputa një linjë uji të paligjshëm”, mësohet të ketë thënë Gjinaj.

Drejtori i Ujësjellësit është goditur para institucionit që ai drejton.