zoom

Aktualitet

I pastër në të tri shtyllat, KPK konfirmon në detyrë Flamur Kapllanin, kryegjyqtarin e Tiranës

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar sot në detyrë magjistratin Flamur Kapllani, njëkohësisht kryetari i Gjykatës së Tiranës.

Gjyqtari e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000, fillimisht në Mirditë dhe më pas në 2007-ën u transferua në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kukës.

Në vitin 2010, Kapllani u zgjodh anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe prej asaj kohe punon pranë Gjykatës së Tiranës, ku së fundmi mban edhe pozicionin e drejtuesit.

KPK nuk gjeti problematika në të tri shtyllat e karrierës, pastërtisë së figurës dhe pasurisë, duke e konfirmuar në detyrë, teksa fjalën e fundit e kanë Komisioneri Publik dhe KPA. /ZOOM.AL/