zoom

Bota

I nxehti ekstrem “djeg” dhe Greqinë, autoritetet mbyllin Akropolin për vizitorët

Ardhja e Verës ka shtuar edhe problematikat me temperaturat e larta dhe efektet social-fizike. pas Azisë, edhe Europa po vuan temperaturat ekstreme.

Akropoli i Athinës, vendi më i vizituar në Greqi, do të qëndrojë i mbyllur për publikun sot në orët më të nxehta të ditës.

“Ministria e Kulturës bën me dije se zona arkeologjike e Akropolit do të jetë e mbyllur nga ora 12:00-17:00”, njoftoi ministria, pasi temperaturat mund të arrijnë deri në 43 gradë Celsius.

Vala e të nxehtit, e para e vitit në vend, pritet të zgjasë deri nesër.

Ministria e Mbrojtjes Civile paralajmëroi për një rrezik shumë të lartë zjarresh, veçanërisht në rajonin e Atikës, ku ndodhet Athina. /ZOOM.AL/