zoom

Aktualitet

I nxehti afrikan/ Shmangni orët e pikut, ja çfarë këshillon mjekja

Mungesa e hidratimit, por edhe ekspozimi në temperatura të larta, ka disa rreziqe për gratë shtatzënë. Organizmi duhet të punojë dyfish gjatë periudhës së shtatzënisë, ndaj në verë gratë duhet të jenë shumë të kujdesshme.

Mjekja obseter gjinekologe, Enriketa Kroi, tregon se çfarë mund t’i shkaktojë kombinimi i këtyre faktorëve një gruaje shtatzënë.

“Është e kuptueshme që ekspozimi në temperature të larta i shoqëruar me dehidratim shoqërohet me një rënie të punës së zemrës, vlerave të presionit të gjakut, vështirësi në frymëmarrje, dhe të gjitha këto ndikojnë edhe te bebi”, u shpreh ajo.

Noti por edhe deti janë një faktor që ndikon mirë për një grua shtatzënë. Mjekja këshillon se si duhet të veprojnë gjatë plazhit.

“Është e kuptueshme që duhet shmangur në mënyrë të padiskutueshme ekspozimi në pikun e temperaturave të larta sa nga ora 11:30 deri në 4 e gjysmë të pasdites. Plazhi i ndihmon, rrezet e diellit i ndihmojnë por këshillohet dalja e shpejtë nga ora nga ora 7 e gjysmë -8 të paradites dhe më pas ekspozimi në orët e pasdites nga ora 4 e gjysmë deri në 7. Duhet të përdorin kremëra mbrojtës me faktorë të lartë 30 e sipër apo dhe 50+. Dhe për çdo person tjetër dhe gratë shtatzëna rekomandohet konsumimi i lëngjeve, i ujit mbi dy litra në ditë”, tha mjekja.

Marrja e ushqimit të duhur është një element kyç gjatë shtatzënisë. Suprat apo perimet duhen konsumuar shumë, ndërsa duhen eliminuar karbohidratet.