zoom

Të gjitha

I ndërroi jetë e ëma/ Kadri Veseli kthehet në Kosovë i rrethuar nga makinat e EULEX-it

Ditën e sotme, ish-kreu i PDK-së, Kadri Veseli ka mbërritur në Kosovë. Ai është liruar përkohësisht nga Haga dhe ndodhet në vendlindje.

Kthimi i tij erdhi si shkak i vdekjes së nënës dy ditë më parë. Raportohet se gjithë kohën, Veseli është i shoqëruar nga disa vetura të EULEX-it.

Fillimisht ai ka shkuar te varrezat në fshatin e tij, Broboniq për të vizituar varrin e nënës.

Sipas burimeve, Veseli nga varrezat do të lejohet të vizitojë edhe familjarët e tij në Bair të Mitrovicës.