zoom

Aktualitet

I mbijetoi masakrës ku i vdiq vajza, Tefta Malaj kërcënohet nga të afërmit e bashkëshortit

Qytetarët italianë kanë nisur mbledhjen e fondeve për Tefta Malajn dhe djalin e saj 5-vjeçar. Disa banorë të zonës së Torremaggiore po ndihmojnë 39-vjeçaren, e cila i mbijetoi masakrës në banesën e saj, ku i shoqi Taulant Malaj vrau me thikë vajzën e tyre, 16-vjeçaren Xhesika dhe shtetasin italian, 51-vjeçarin Massimo De Santis.

Tefta Malaj, me djalin e saj 5-vjeçar, aktualisht ndodhet në një vend larg Torremaggiore, pasi ka marrë kërcënime nga të afërmit e burrit të saj dhe komente urrejtjeje.

Gjithashtu është shprehur se nuk dëshiron të kthehet më në shtëpinë ku i është vrarë vajza.

Në ditët pas vrasjes së dyfishtë, avokati që ndihmonte gruan, Michele Sodrio, kishte kontaktuar edhe bashkinë e Torremaggiore për të kërkuar ndihmë financiare për Teftën dhe fëmijën e saj.

Sodrio thotë se është “i lumtur, mbi të gjitha për solidaritetin që po tregojnë shumë njerëz”.