Aplikacion
Në sajë të tij, është arrestuar nga shërbimet e Stacionit të Policisë Selenicë një 20-vjeçar, Adem Krasniqi, i shpallur në kërkim kombëtar, i akuzuar për vjedhje me dhunë.
Policia bëri me dije se ka zbardhur dhe dokumentuar dhe 2 vjedhje të tjera, autori i dyshuar për të cilat është ky shtetas.
“Si rezultat i kontrolleve, gjatë operacionit policor të koduar “Storm 13”, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit: A. K., 20 vjeç, banues në fshatin Kotë, Vlorë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, me vendimin e datës 09.02.2024, i ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest në burg”, për veprën penale ”Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim, sepse dyshohet se në muajin nëntor të vitit 2023, i ka vjedhur me dhunë një shumë parash, një shtetasi, në fshatin Kotë”, tha policia vendore.
Dhe sqarohet se në vijim të punës hetimore për zbardhjen e rasteve të tjera të vjedhjeve, ka rezultuar se shtetasi A. K. është autori i dyshuar i 2 rasteve të vjedhjes së sendeve të ndyshme, në një banese dhe në një lokal, në fshatin Kotë. /ZOOM.AL/