zoom

Të gjitha

Akuza të tjera rëndojnë mbi binjakët Veshaj/ Avokati: Dëmtuan ikonat në Muzeun Mesjetar në Korçë

Kënga “Picasso” nga vëllezërit Donald dhe Romeo Veshaj në bashkëpunim me Elgit Dodën ka sjellë jo pak zhurmë në rrjet. Avokati në Korçë, i identifikuar si Esmerald Xhafa ka paralajmëruar se do të padisë ministrinë e Kulturës, Drejtorin e Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar dhe Drejtorotin e Muzeut të Fotografisë, Gjon Mili.

Në një deklaratë dhënë për mediat avokati  është shprehur se është duke pritur një përgjigje lidhur me dëmtimet që mund t’i jenë shkaktuar ikonave.

Sipas tij, ai shton për Reporttv se këngëtarët dhe organizatorët duhet të mbajnë përgjegjësi administrative sipas parashikimit të ligjit për trashëgiminë kulturore dhe muzeut./L.K

/Zoom.al