zoom

Blog

“I have a dream”, 54 vite nga vdekja e Martin Luther King

Sot është 54 vjetori i vrasjes së aktivistit Martin Luther King, në Memphis, Tennessee, Shtetet e Bashkuara.

Data 4 prill 1968, shënoi fillimin e një periudhe pikëllimi e zemërimi në Amerikë. Bota e kujton si një nga figurat më të zëshme në histori, Marthin Luther King Jr, i cili kërkoi të drejtat bazike për njerëzit me ngjyrë në SHBA.

“I have a dream” apo në shqip “Unë kam një ëndërr” është titulli i fuqishëm i fjalimit madhështor të King, përmes të cilit la një mesazh frymëzues, i cili kujtohet edhe sot.

Më 1963 në marshin protestues në Ëashington ai i kërkonte SHBA-së që t’i jepte fund diskriminimit racor. Ai ishte zëri i 250 mijë protestuesve, të cilët qëndronin në heshtje duke ndjerë çdo fjalë të këtij fjalimi, ndërsa brohoritnin fort pas çdo fjalie.

Vrasja e tij ka një fajtor, i cili prej vitesh deklaron veten të pafajshëm dhe as sot nuk dihet nëse ishte akt i një mbrojtësi të racës së bardhë apo një komplot dhe nëse po, kush ishte i përfshirë.

Atë ditë Martin Luter King ishte në Memphis, ku kishte marrë pjesë në demonstratën e 28 marsit ku një i ri 16-vjeçar afrikano-amerikan u vra gjatë përleshjeve me policinë: Martin Luter King kishte mbajtur disa fjalime atje – e fundit më 3 prill.

Në orën 18:01, në ballkonin e dhomës së tij të hotelit, ai u godit nga një pushkë, një armë precize e gjetur të nesërmen, e cila më pas u tha se kishte ardhur nga një dhomë hoteli përballë.

Më 8 qershor u arrestua në Europë i dyshuari kryesor, i cili pas pranimeve të para tërhoqi gjithçka dhe u deklarua dhe vazhdoi të deklarohej i pafajshëm: u ekstradua në Tenesi, u gjykua dhe u dënua me 99 vjet burg. Hetimet e FBI-së, hetimet dhe dokumentet e gjyqit publik nuk e kanë sqaruar kurrë historinë: e vërteta për vrasjen e Martin Luter King nuk dihet plotësisht dhe dokumentet e deklasifikuara në vitin 2002 nuk kanë ndihmuar në nxjerrjen e së vërtetës.

Martin Luther King donte të kujtohej si një person që mori një angazhim për të “ushqyer të uriturit, për të mbuluar ata që nuk kishin rroba, për të qenë i qartë dhe i ashpër për çështjen e Luftës së Vietnamit dhe për të dashur dhe për t’i shërbyer njerëzimit”.

Katër vjet më parë, në vitin 1964, Martin Luther King ishte nderuar me Çmimin Nobel për Paqe, dhe një vit më parë, më 28 gusht 1963, ai kishte udhëhequr Marshimin e Lirisë në Uashington. Me atë rast, para një turme oqeanike, ai mbajti një nga fjalimet më të famshme dhe më të cituara në histori në Memorialin e Lincoln-it, I have a Dream.

Ishte i vetëdijshëm se kishte folur me fjalë që do të kishin lënë gjurmë: “Jam i lumtur që bashkohem me ju në këtë që do të mbetet në histori si demonstrimi më i madh për liri në historinë e vendit tonë”, tha Luther King.

Që nga 28 gushti 1963, shprehja “Kam një ëndërr” është bërë një ikonë universale. Në një fjalim 17-minutësh, Martin Luther King përmblodhi fuqinë e mesazhit të tij, duke ua besuar atë pasardhësve. Që nga ajo kohë, lufta kundër racizmit dhe ndarjes racore nuk ka qenë kurrë e njëjtë. Ka gjetur forcë, rrënjë dhe mbi të gjitha një simbol. Fjalimi i mbajtur para 250,000 njerëzve ishte një nga më të studiuarit (dhe të kopjuarit) në histori. Gjuhëtarët, filozofët, shkrimtarët, teologët, ekspertët e komunikimit e kanë zbërthyer dhe analizuar atë nga çdo këndvështrim.