zoom

Aktualitet

I gjenden armë, municione dhe drogë në banesë, “Dubrava” prangos 29-vjeçarin në Tropojë (EMRI)

Policia e Tropojës ka kapur dhe ka vënë në pranga 29-vjeçarin, Rustem Mulosmani, pasi iu gjetën në automjet dhe banesë, armë zjarri, municion luftarak dhe lëndë narkotike, kanabis.

“Blutë” kanë sekuestruar pistoletën, municionin, sasinë  e lëndës narkotike dhe automjetin e 29-vjeçarit.

“Si rezultat i kontrolleve intensive në të gjithë territorin e qarkut, për goditjen e veprimtarive kriminale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë organizuar dhe finalizuar me sukeses operacionin policor të koduar “Dubrava”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

Rr. M., 29 vjeç, banues në fshatin Bujan.

Gjatë operacionit, në vendin e quajtur “Dubrava”, shërbimet e Policvisë kanë ndaluar për kontroll, automjetin me drejtues shtetasin Rr. M., në të cilin gjetën 1 armë zjarri pistoletë, muncion luftarak dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa”, thanë burime zyrtare.

Në vijim të veprimeve procedurale, shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 29-vjeçarit, gjetën një tjetër sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, 3 karikatorë dhe municion luftarak.

Pistoleta, municioni, droga dhe automjeti që drejtonte 29-vjeçari, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. /ZOOM.AL/