zoom

Politikë

I doli emri në dosjen e Ahmetajt/ Gjiknuri sikletoset para gazetarëve: Shumë vapë, edhe ju duheni!

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri reagoi pasi në media doli edhe emri i tij, si pjesë e dosjes së përpiluar nga SPAK për ish-ministrin Arben Ahmetaj.

“Ekziston dyshimi se shtetasit Arben Ahmetaj dhe Damian Gjiknuri janë takuar dhe kanë qëndruar bashkë më datë 08.02.2014 në Frankfurt me shtetasit Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto,” thuhet në dokumentin e prokurorisë.

Por para gazetarëve, Gjiknuri iu shmang llogaridhënies para gazetarëve, duke deklaruar se nuk ka pse publikon shkresa e fakte që provojnë të kundërtën.

Në një moment, ai tregon tensionin që përjeton kur u drejtohet gazetarëve: “Është shumë vapë tani, edhe ju duheni këtu.”

“Duan të përdorin emrin tim për kauza politike. Të them të drejtën të gjitha udhëtimet, vetëm 2 që kanë dalë në media, janë zyrtare, kanë dokumentacionin përkatës. Nuk kam pse të nxjerr letra, por udhëtimet e mia janë të deklaruara, s’kam shkuar për qejf. Roli im si ministër s’ka shkelje ligjore. S’ka dalë askush të thotë një shkelje ligji nga unë kur isha ministër. Qeveria nuk është organizatë kriminale, përkundrazi. Mos e bëni hetimin penal sikur po hetojmë pacientin zero, bëhet fjalë për raste konkrete. Me Ahmetajn kam bërë udhëtime se kam qenë ministër dhe koleg, Dhe për këto takime merrni informacion dhe e kuptoni. Kur të thirrem, do jap shpjegime, në detyrën time kam zbatuar ligjin. Akuzat politke dhe kuazipenale kanë vite që rëndojnë ndaj meje, s’është krim të njohësh njerëz. Është shumë vapë tani dhe ju duheni këtu”, u shpreh Damian Gjiknuri.