Aplikacion
“Si rezultat i intervistimit të detajuar dhe shkëmbimit të informacionit ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Poloni, të kryera në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, për ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim kombëtar ose ndërkombëtar, u ndalua në hyrje të Shqipërisë, shtetasi polak Jan Stanek, 61 vjeç”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Nga të dhënat e para mësohet se polaku ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore në Poloni e kanë dënuar me 4 vjet e 6 muaj burgim, për vjedhje dhe krime në fushën e narkotikëve.
Gjithashtu policia bëri me dije zyrtarisht se po vijojnë procedurat për ekstradimin e 61-vjeçarit në Poloni dhe janë njoftuar dy Interpolet e vendeve. /ZOOM.AL/