zoom

Aktualitet

I dehur në timon! EMRI i shoferit që shkaktoi aksidentin në Tiranë

Detaje të tjera kanë dalë në lidhje me aksidentin e rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë. Në aksident janë përfshirë mjeti tip “Citroen” me drejtues shtetasin 30-vjeçar, Emirjan Doko, me mjetin që drejtohej nga Luan Cenollari.

Ky i fundit së bashku me pasagjerin e identifikuar si Ali Bejo, 69 vjeç kanë ndërruar jetë si pasojë e përplasjes së fortë.

Paraprakisht bëhet e ditur se 30-vjeçari është futur në kryqëzim me semafor të kuq, duke shkaktuar edhe aksidentin e rëndë.

Gjithashtu Doko ka rezultuar se ka qenë i dehur në momentin kur po drejtonte mjetin, ndërsa nga kontrolli në makinë i është gjetur edhe një armë zjarri.

Tiranë/Informacion paraprak nga policia:

Me datë 11.11.2021, rreth orës 03:20, në kryqëzimin “21 Dhjetori”, janë përfshirë në një aksident mjeti me drejtues shtetasin E. D., 30 vjeç dhe mjeti me drejtues shtetasin L. C.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, shtetasi L. C., dhe njëri nga pasagjerët, shtetasi A. B., 69 vjeç.