zoom

Aktualitet

I dehur aksidentoi për vdekje 24-vjeçaren që ishte me familjen, Gjykata lë në burg shoferin

Gjykata e Elbasanit caktoi sot masën “arrest në burg” për të akuzuarin Jetmir Daci, i cili përplasi me makinë për vdekje Eneida Pishkashin dhe plagosi familjen e saj javën e kaluar në Prrenjas. Ai rezultoi i dehur në timon, teksa u përfshi në aksidentin fatal, teksa familja e kthyer nga Greqia për çështje të ndryshme, po qëndronte para një servisi.

24-vjeçarja nga Librazhdi humbi jetën tragjikisht në aksin Prrenjas-Qafë Thanë, pasi qëndroi disa ditë në koma te Trauma.

Pishkashi dhe 5 anëtarët e tjerë të familjes u përplasën barbarisht nga një automjet që vinte me shpejtësi dhe humbi kontrollin, duke marrë para çfarë i doli. Të shtunën e 13 prillit, Spitali i Traumës në Tiranë njoftoi se e reja nuk u zgjua nga koma, prej komplikacioneve të rënda shëndetësore ndërroi jetë.

Ngjarja ndodhi mesditën e 9 prillit. Shoferi i dehur, Jetmir Daci, që shkaktoi edhe aksidentin e rëndë, u arrestua vetëm pasi e reja humbi jetën pas 5 ditëve në koma dhe jo në momentin kur ndodhi ngjarja.

Sipas policisë, ai ka qenë duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, kur më 9 prill ka përplasur në aksin Prrenjas-Qafë Thanë të renë së bashku me 4 familjarë të tjerë të saj. Në testin e bërë nga policia ditën e ngjarjes rezultoi se 44-vjeçari ka qenë i dehur në timon në nivelin 0.40 mg/l të alkoolit në momentin që ka përplasur familjen Pishkashi. /ZOOM.AL/