Aplikacion
Eduart Danaj, 50 vjeç, nga Vlora, mësohet se ka shprehur pendesë dhe këtë pritet ta thoë gjatë daljes në Gjykatën e Athinës për masën e sigurisë. Ngjarja e rëndë ndodhi në Menidi, në orët e para të së enjte.
Për shqiptarin rëndon akuza për vrasje me dashje në gjendje të qetë shpirtërore, armëmbajtje pa leje dhe përdorimi i armëve. Ndërkohë, të afërmit, vëllezërit e motrat dhe fëmijët e të ndjerës do të përcjellin Enkelejda Danajn sot në banesën e të fundit në vendlindjen e saj, Shqipëri.
Vëllai i të ndjerës, duke folur për “Protothema.gr”, ka përmendur torturat që ka bërë ish-kunati i tij ndaj motrës, edhe kur gruaja ishte shtatzënë me fëmijën e saj të parë, ai i kishte futur kokën në zbardhues. Por pavarësisht këtyre episodeve, 50-vjeçari mbeturi i lirë, ndonëse se gruaja fatkeqe e kishte denoncuar tre herë në të kaluarën për dhunë në familje. Më 7 maj, autori u arrestua pasi viktima kishte denoncuar për dhunë në familje. Ai u referua për t’u gjykuar në Gjykatën e Athinës, por seanca e çështjes ishte shtyrë për ditën e sotme.
50-vjeçari i arrestuar pasditen e së enjtes në Fyli, ka rrëfyer në mënyrë cinike krimin e tij, duke përshkruar se: “U zgjova në mëngjes dhe shkova në atë vend pasi e dija që do kalonte, deri në orën 5.30 të mëngjesit. Kur e pashë, nxora thikën dhe fillova ta godas. Më pas u largova në këmbë dhe shkova në një hotel. U ula për pak dhe më pas u largova”.
I pyetur nga policia se pse e ka kryer krimin e rëndë, autori dyshohet se është përgjigjur se “nuk duroja dot të shikoja të dashurin e saj duke drejtuar makinën time. Unë punoja dhe ajo po më hante paratë. Dje mora vendimin për të vrarë gruan time. Të punoj dy punë që të mi hajë ai? E dija kur do të dilte nga shtëpia. E qëllova dhe e godita me thikë. Më pas shkova në një hotel ku qëndrova rreth dy orë. Pastaj dola jashtë. Piva disa birra derisa policia më gjeti”. /ZOOM.AL/