zoom

Aktualitet

FOTOT/ “Nuk na le të pimë cigare brenda kafeneve. 2 metra hajdut”. Ilir Beqja bëhet “meme” në rrjet

Arrestimi i ish-ministrit socialist Ilir Beqaj nuk është parë vetëm si lajm kronike dhe politike, por edhe si një humor i zi, duke iu referuar deklaratave të kaluara në jetën publike dhe jo vetëm.

Media të ndryshme kanë gjetur rastin të luajnë ndryshe me lajmin, diku me ironi dhe sarkazëm dhe diku me meme, si “JOQ” apo “Brryli”.

E para thekson me një foto të Beqajt në momentin e arrestimit, me diçiturën: “Kapet hajduti, 2 metra i gjatë…”. Teka tjetra i referohet deklaratave të vjetra për fondet dhe akuzat për vjedhje, duke shfaqur Beqajn në një moment parlamentar dhe me parullën se “kishte vjedhur 1,7 mld lekë, por ishte patriot se shante Greqinë!”.

Kurse në një tjetër meme, shfaqet aktori i humorit Ermal Mamaqi, i lidhur indirekt në hetimet e SPAK dhe dyshimet se ka bashkëpunuar me ish-ministrin në pastrim parash, teksa i telefonon Beqajt për t’i thënë se “i pastroi paratë e sterilizimit…”