zoom

Slider

Humbi jetën në mënyrë tragjike, Duka i shpreh ngushëllime familjes së futbollistit hero

Adoleshenti 18-vjeçar nga Durrësi, Anri Kashiku, humbi jetë në mënyrë tragjike duke u mposhtur nga dallgët e detit, teksa shpëtoi vëllain e tij më të vogël dhe një shokun e tij.

Për këtë ngjarje të rëndë, ka reaguar edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

“I tronditur nga lajmi tragjik i ndarjes së papritur nga jeta i Anri Kashikut, djaloshit 18-vjeçar nga Durrësi. Nuk ka fjalë për të përshkruar këtë ngjarje të rëndë.

Përveçse një hero, Anri, i cili shpëtoi nga mbytja në det dy fëmijë para se mposhtej pabesisht nga dallgët e detit, ishte dhe një futbollist i perspektivës me Akademinë Shqiponja 2017.

Dua t’i shpreh ngushëllimet më të thella familjes së tij, të afërmve, shokëve e drejtuesve të skuadrës në këtë moment të vështira. Lamtumirë Anri!

Kujtimi dhe sakrifica juaj do të mbeten të paharruar nga të gjithë e veçanërisht nga komuniteti i futbollit. U prehtë në paqe!”, shkruan Duka në faqen e tij zyrtare. /zoom.al/