Aplikacion
Viktima është një shofer kamioni, 25-vjeçari Haris Shala, baba i një vajze shumë të vogël, rezident në Pisa. Dhe sipas mediave italiane, nuk kishin kaluar as një mijë ditë para se të binte një zi e re në familjen Shala, pasi Haris në tetor të vitit 2021 kishte humbur po në aksident rrugor, kushëririn e tij, Besmirin.
Aksidenti ndodhi rreth orës 10:15 në autostradën A22 Brennero në karrexhatën jugore, midis Nogarole Rocca (në provincën e Veronës) dhe kabinës së pagesës Mantua Nord.
Autostrada ishte mbyllur më herët që nga ora 06:20, deri në orën 08:22, për të lëvizur një rimorkio që ishte përmbysur në rrugë. Më pas autostrada u rihap në një korsi për të lejuar që të lirohej sadopak trafiku, përpara një mbylljeje pasuese në orën 09:40 të mëngjesit, e nevojshme për të hequr rimorkio. Pak minuta më vonë ka ndodhur dhe aksidenti i dytë, edhe më tragjik, ku ka humbur jetën 25-vjeçari shqiptar.
Përplasja ka ndodhur mes dy kamionëve që po udhëtonin të dyja në drejtim të Modenës. I tradhtuar nga shiu dhe dukshmëria e dobët, viktima Haris Shala nuk ka vërejtur mjetet e ndalura në kolonë dhe ka goditur makinën e fundit të rreshtit. /ZOOM.AL/
“Ku po shkon bebe”, pas largimit të Heidi Bacit nga Shqipëria, Romeo publikon këngën e re