Aplikacion
Mirëpo, duket se Rozi nuk ka lënë pas dore as pamjeve e jashtme. Gjatë kësaj kohe, ajo pa ka pësuar një rënie goxha të madhe në peshë për një periudhë shumë të shkurtër. Këtë e bëri të ditur, vetë Rozana duke u përgjigjur pyetjeve në Instastory.
“Sa kilogramë je?”, e ka pyetur një ndjekës, ndërsa Radi ka treguar se për dy muaj ka arritur të humbasë 10 kilogramë.
Më tej, ajo ka zbuluar edhe sekretin e rënies në peshë.
“Eleminova bukën, brumërat, ëmbëlsirat, të skuqurat. Mbylla darkën në orën 19 dhe alkoolin (po unë nuk jam alkooldashëse). Ndonjë gotë verë ose birrë e pi tani në verë kur dal në fundjavë”, ka shkruar Rozana.