zoom

Aktualitet

Horrori i Krujës, gruaja hesht për hetuesit. Mjeku: Nuk erdhi kurrë për vizitë, ka 5 fëmijë…

Mjeku i qendrës shëndetësore Nikël, ka folur në lidhje me ngjarjen e rëndë në Tapizë, kur një 42-vjeçare pasi lindi, foshnjën e ka hedhur në lumin e Tapizës, pasi dyshohet se e kishte nga një lidhje jashtëmartesore.

Mjeku u shpreh se për rastin nuk kishin asnjë dijeni dhe gruaja nuk ishte paraqitur asnjëherë për kontroll për një shtatzëni gjatë kësaj kohe. Dyshohet se për të mos u marrë vesh ngjarja, e dyshuara që ndodhet nën arrest në gjendje spitalore, ka zgjedhur këtë rrugë kriminale.

“Rastin e kemi marrë vesh nga mediat. E njohim për familje të mirë. Familja ka 5 fëmijë që ndiqen tek ne. Për foshnjën nuk kemi pasur dijeni, madje nuk është hapur asnjë kartelë për gruan për ndjekjen e shtatzënisë”, tha ai.

Nga ana tjetër e dyshuara ka ‘kyçur gojën’ për krimin, por ka treguar vetëm vendin ku e ka hedhur foshnjën.

Ajo është dërguar në QSUT, pasi gjendja e saj është komplikuar.

Foshnja është gjetur i pajetë në një grumbull mbeturinash. Zonja nuk ka treguar detaje nga ngjarja makabre, por ka treguar vetëm vendin se ku ishte hedhur foshnja. Dyshohet se në krim kanë marrë pjesë edhe anëtarë të tjerë të familjes. /ZOOM.AL/