zoom

Aktualitet

Horrori i Krujës, e gjithë familja dyshohet se mori pjesë në lindjen dhe hedhjen e foshnjës në lumë

Pistë e re hetimore për horrorin e Krujës. Zbardhen detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi në Tapizë ditën e djeshme, ku një 42-vjeçare pasi lindi, foshnjën e ka hedhur në lumë.

E përfshirë në ngjarjen e rëndë dyshohet se është dhe vajza e madhe e gruas, e cila mendohet se ka hedhur mbetjet dhe foshnjën, të futura në një qese plastike, në një kosh në lumin e Tapizës.

Por vajza e madhe ka mohuar para Policisë që të ishte në dijeni për faktin se brenda qeses kishte një foshnjë.

Policia ka dyshime se familjarë të tjerë kanë qenë në banesë kur ka ardhur në jetë fëmija.

Ndërkohë, ata nuk kanë qenë bashkëpunues me Policinë, për të zbardhur të vërtetën mbi ngjarjen që tronditi opinionin publik. Sakaq, gruaja ndodhet në spital në gjendje të rënduar psikologjike dhe nën arrest.

Prokuroria aktualisht ka marrë në dorë çështjen për zbardhjen e saj dhe dyshohet se e gjithë familja mund të jetë e përfshirë. /ZOOM.AL/

Postime të lidhura