zoom

Aktualitet

Horror në Krujë/ 42-vjeçarja fut foshnjen e saj në qese dhe e hedh në bregun e lumit (EMRI)

Një nënë dyshohet se ka vrarë foshnjen e saj këtë të hënë në Krujë.

Sipas policisë, ngjarja tronditëse u regjistrua mëngjesin e sotëm, atëherë kur 42-vjeçarja Leta Koçi, pasi ka lindur fëmijën në banesën e saj, e ka futur atë në një qese dhe më pas e ka hedhur në bregun e lumit të Tapizës.

42-vjeçarja ka pretenduar se foshnja kishte ndërruar jetë.

Pas ngjarjes makabre, ajo u arrestua nga policia dhe akuzohet për veprën penale “Vrasja e foshnjes”./ Zoom.al

Postime të lidhura