zoom

Aktualitet

Hodhi në erë hotelin në Sarandë! Zbulohet autori, vetë djali i një prej bashkëpronarëve

Është zbardhur ngjarja e ndodhur mëngjesin e djeshëm në qytetin e Sarandës, ku rreth orës 05:55 një hotel 3-katësh u hodh në erë me 20 kilogramë tritol.


Bëhej fjalë për hotel “Bizantin”, i pozicionuar në bulevardin kryesor. Policia ka mundur të zbulojë dhe arrestojë autorin e dyshuar të krimit. Bëhet fjalë për 36-vjeçarin Sotir Çabiri, djalin e një prej bashkëpronarëve.

Palët ishin në proces gjyqësor prej disa vitesh, për ndarjen e pronësisë mbi këtë hotel. Nga shpërthimi i fuqishëm u dëmtuan edhe 30 objekte të tjera përreth.


“Ky shtetas, mëngjesin e djeshëm, në lagjen nr. 1, Sarandë, dyshohet se ka vendosur një sasi lënde eksplozive, në hotelin që babai i tij, shtetasi Spiro Çabiri, 63 vjeç, kishte në bashkëpronësi me shtetasin Dhimitër Evangjeliu, për shkak të një procesi gjyqësor që kishin 63-vjeçari dhe shtetasi Dhimitër Evangjeliu, proces i nisur që në vitin 2002, dhe në përfundim të të cilit, pjesa më e madhe e këtij hoteli do të kalonte në pronësi të shtetasit grek Dhimitër Evangjeliu,”- sqaron policia në një njoftim zyrtar./ Zoom.al