zoom

Aktualitet

Historiku/ Si tentoi Edmond Çekiçi të qëllonte Forcat RENEA gjatë ndeshjes Juventus – Milan

Edmond Çekiçi konsiderohej person me rrezikshmëri të lartë. Historia e tij kriminale e ka zanafillën në kohët e hershme të Bandës së Durrësit. Ai njihej ishte shpallur në kërkim në vitin 2006 për plagosjen Kastriot Mançës, një kundërshtar i grupit të Lul Berishës.

Në dhjetor të vitit 2008 forcat RENEA zhvilluan një operacion për kapjen e tij, të koduar me emrin “Dara”. Kishin marrë informacion se ai gjendej në një lokal në lagjen 16, aty ku u vra sot.

Ishte mbrëmjë kur hynë në lokalin basteve, teksa po luhej një ndeshje e kampionatit italian, mes Juventus e Milan. Kur i pa të hyjnë brenda, Edmond Çekiçi nxjerr një pistoletë tip TT, me fishek në fole, dhe ua drejton atyre. Por njëri prej specialëve të RENEA-s e neutralizon.

“E dinim rrezikshmërinë që ai shfaqte dhe e mbajtem nën mbikeqyrje duke e neutralizuar në momentin po nxirrte pistoletën”, u tha medias në atë kohë një drejtues i operacionit.

Ditën e arresimit, Çekiçi ishte 28 vjeç dhe njihej si krahu i djathtë i Lul Berishës, kreut të Bandës së Durrësit, që ishte arrestuar 2 vjet më parë në Tetovë.

Edmond Çekiçi, apo Koçi, sipas mbiemrit të dytë që mbante, ishte nën hetim për një sërë vrasjesh të ndodhura mes dy grupeve që dolën nga Banda e Durrësit, njëra e drejtuar nga Lulzim Berisha dhe tjetra nga Klodian Saliu e më pas nga Indrit Dokle.

Hetimet nuk gjetën prova të implikimit të tij në ndonjë nga krimet. Për të paktën 5 vrasje u dënua Lulzim Berisha, i cili më pas arriti të prishë dënimin me burg përjetë dhe me ndihmën e një shkrese të firmosur nga Vangjush Dako, kryetar i Bashkisë së Durrësit, arriti të dalë para kohe nga burgu, duke qëndruar në qeli vetëm për 10 vjet.

Edmond Çekiçi dyshohet se ishte pjesëmarrës në disa nga këto ngjarje, por dyshimet nuk u provuan asnjëherë.

Ashtu si Lul Berisha, edhe Çekiçi kishte nisur të krijonte lidhje politike me Vangjus Dakon dhe zyrtarë të tjerë në qytetin e Durrësit.

Në shtator të vitit të kaluar ai u arrestua sërish për armëmbajtje pa leje, por nuk bëri asnjë ditë burg, me pretendimin se ishte i prekur nga coviv-19. ©Zoom.al