Aplikacion
Shumica e deputetëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës mbështeti anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë me seli në Strasburg.
Për Kosovën shkuan 131 vota pro, 29 kundër dhe 11 abstenim, ndërsa Serbia e kundërshton anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.
Dora Bakoyannis, e cila ka përpiluar raportin për Kosovën, i bëri thirrje Këshillit të Ministrave të ftojë Kosovën të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës.
Konkluzioni i Këshillit të Ministrave pritet të jepet në mesin e muajit maj.