zoom

Lajme

“Hirushet” në finalen e Kupës së Shqipërisë, Kukësi i rënë bën mrekullinë! Dy fotot epike të festës

Finalja e Kupes së Shqipërisë sjell surprizë “hirusheje”. Ikin dy ekipe elitë dhe historikë si Tirana dhe Vllaznia, shkojnë në finale një skuadër e rrëzuar nga Superiorja si Kukësi dhe ekipi tjetër befasues i viteve të fundit, rrogozhinasit e Egnatias.

Egnatia do të ketë një mungesë në madhe në finalen e 14 majit kundër Kukësit. Skuadra rrogozhinase nuk do të ketë të gatshëm mesfushorin Albano Aleksi, i cili u ndëshkua me karton të kuq (dy të verdhë) kundër Vllaznisë. Trajneri Tetova humbi dje edhe dy lojtarë të tjerë për dëmtim, Zejnullain dhe Ndrecën, por deri më 14 maj ata me siguri do të rikuperohen për të qenë në “Air Albania”.

Egnatia arriti të kalonte Vllazninë pas minutave shtesë dhe një goli befasues që i dha kualifikimin, teksa ishte edhe me 10 lojtarë në fushë. Rrogozhinasit festuan magjishëm kalimin në finale me një foto epike.

Kukësi arriti të siguronte një biletë për në finalen e Kupës së Shqipërisë, duke eliminuar Tiranën në raundin gjysmëfinal. Edhe pse në kampionat, verilindorët presin vetëm verdiktin zyrtar për rënien nga kategoria, për sa i përket Kupës së Shqipërisë, skuadra e Devollit është shumë pranë mrekullisë.

Në fund të duelit ndaj Tiranës, ka pasur edhe një festë speciale në dhomat e zhveshjes së “Air Albania”. Kuksianët duket se kanë kopjuar Interin, për sa i përket festës me këngën e famshme rumune, e cila ishte prezente edhe në dhomat e zhveshjes së zikaltërve në momentin e festimit të titullit kampion pas triumfit në derbi ndaj Milanit. 

Për më tepër shikoni videon speciale të futbollistëve të Kukësit duke festuar edhe kërcyer në rritmin e këngës rumune. /ZOOM.AL/