zoom

Aktualitet

Hije skandali/ Ja si po vidhet në rrugën me pagesë Thumanë-Kashar. Fatura që nxjerr zbuluar…

Plas skandali i parë me rrugën e sapoinaguruar me pagesë, Thumanë-Kashar. Teksa sot raportohej se radha ishte kilometrike me mjete për shkak të fluksit dhe vonesave në sportele, qytetarët (udhëtarë dhe shoferë), denoncuan me provë një abuzim të hapur me dorën e autoriteteve, pra qeverisë.

Pagesa në këtë aks është njoftuar se do të jetë 2,1 euro. Duke konsideruar edhe bursën e Exchange, një euro shkëmbehet me rreth 100 lekë, pra afërsisht një me një.

Por çfarë ka ndodhur?

Shoferët denoncojnë me foto se pagesa në Lekë te sporteli ndryshon, sepse EURO konsiderohet në shkëmbim në raportin 1, me 1,3.

Një nga qytetarët publikon edhe foton e faturës, ku shpjegohet se ka paguar 270 lekë të reja për kalimin në këtë aks, referuar për 2,1 euro e konvertuar.

Pra në vend që në faturë të shënohej 210 lekë, në sportel pagesa në Lekë i është kërkuar më shumë, pra sikur euro këmbehet me 1,3. Nëse pagesa do bëhej me euro, atëherë qytetari do paguante vetëm 2 euro. Por meqë pagesa është kryer në Lekë, sporteli i ka kërkuar raportin 270 lekë!!

“2.1 euro pagesa për Thumanë-Kashar, në lekë kërkojnë 270 lekë, e marrin euron me 1.3, ndërkohë që është me 99”, shkruan qytetari duke treguar edhe faturën.

Një zhvatje e hapur “ditën për diell”? Dhe asnjë sqarim zyrtar, edhe pse prej ditësh pagesa ka hyrë në fuqi në këtë aks. Ku shkojnë këto para që përfitohen tepër, a arkëtohen në buxhet, apo aty nisin manovra të tjera duke e kthyer pagesën të gjithë në euro për Thesarin e shtetit, teksa vetë mund të mbajnë “bishtat”?

Kjo situatë kërkon një verifikim institucional të menjëhershëm nga autoritetet, kryesisht KLSH dhe Prokuroria, pasi mund të ketë rast dhe indicio për abuzim financiar, shpërdorim detyre dhe shkelje të hapur të ligjit. /ZOOM.AL/