zoom

Aktualitet

Hedhja në erë e lokalit në Tiranë, pistat e para të Policisë, pyetet dhe pronari

Një shpërthim i fuqishëm tritoli tronditi kryeqytetin orët e para të mëngjesit të sotëm. Ngjarja e rëndë, që për fat të mirë pati vetëm dëme materiale, ndodhi në rrugën “Sali Butka”.

Policia mbërriti në vendngjarje dhe ekspertët po përcaktojnë shkakun, llojin e eksplozivit dhe rrethana të tjera që çojnë te motivet dhe autorët e krimit.

“Më datë 28.11.2023, rreth orës 05:00, është marrë njoftim se në rrugën “Sali Butka”, në ambientet e jashtme të një lokali në përdorim nga shtetasi A. Xh., 40 vjeç, dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Grupi hetimor po merr në pyetje pronarin, për të vlerësuar nëse është konflikt pronësie, konkurrencë apo një sherr me motive të dobëta, shkaku i sulmit. /ZOOM.AL/