zoom

Kosova

Haradinaj paralajmëron PDK-në: Kujdes nga Albin Kurti, po synon t’ju shkatërrojë sië bëri me LDK-në

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka paralajmëruar publikisht PDK-në, duke iu thënë se kryeministri Albin Kurti është duke tentuar t’i shkatërrojë.

Hardinaj e mori si shembull koalicionin e kaluar “Kurti 1”, ku sipas tij si pasojë LDK kishte rënë në 12 për qind të votave, për shkak të mashtrimeve dhe manipulimeve të Kurtit.

Sipas Haradinajt, njëlloj po tenton edhe tani, që PDK-në ta ndajë nga pjesa tjetër e opozitës dhe ta marrë afër vetes. Haradinaj theksoi se tashmë është e ditur se Kurti ka imunitet të madh kur bashkëpunon me “armiqtë e tij”.

“Ai nuk është i sinqertë. E ka gradën më të lartë të mashtruesit. Është mashtruesi më i zoti që ekziston. Ju kujtohet një kohë që bëri marrëdhënie të mira me LDK-në e Isa Mustafën, përkundër cilësimeve shumë të këqija që ua kishte dhënë. Me atë dashuri e absorboi LDK-në, e lëshoi në 12%. Ai i ofroi LDK-së partneritet me të cilin e gllabëroi LDK-në. Ai e ka strategjinë si mashtrues. Sot Kurti po e shkatërron PDK-në. Po e synon, duke e përfshi në agjendën e vet, ndaras nga pjesa tjetër e opozitës”, tha Haradinaj.

“Votuesit e PDK-së, me mendu që janë bashkë, e nuk ka lidhje a e voton VV-në a PDK-në. Është strategji perfide e VV-së. PDK ka strategji, por është vërtetu që Kurti ka imunitet më të madh kur bashkëpunon me armiqtë e vet. Armiqtë e Kurtit kur bashkëpunojnë pësojnë më shumë. Ka provë i ndodhi LDK-së”, shtoi ai, për “RTV Dukagjini”, në një prononcim ditën e djeshme. /ZOOM.AL/